E martë, 22 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Futbollisti 19-vjeçar dhunohet keq në disko

Një futbollist 19-vjeçar është sulmuar natën mes së shtunës dhe të dielës nga një grup prej pesë të rinjsh përpara një klubi nate në via Maserati, në Bolonja . 

 

Nga sa u konstatua nga policia, i riu, i cili po kalonte një mbrëmje me miqtë, ka denoncuar në siguri sjelljen ngacmuese të pesë djemve me origjinë nga Afrika Veriore, të  cilët më pas janë hakmarrë duke e ndjekur jashtë klubit.

Fillimisht të pestët hodhën kuba akulli drejt tryezës së futbollistit , i cili luan në ekipin e te rinjve të Bolonjës. Ky I fundit në atë moment thirri oficerët e sigurise se klubit.

Reklamë

 

Më pas, kur 19-vjeçari doli nga disko për të pritur që të vinte e ëma për ta marrë, është sulmuar nga grupi I të rinjve : Ai tani është i shtruar në spital dhe duhet te qendroje atje 21 dite. . Autoret e ngjarjes jane ende te lire.

Vazhdo të lexosh

Reklamë