Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare legjenda e futbollit Gerd Muller.

Sulmuesi i madh i Gjermanisë ndërroi jetë mëngjesin e kësaj të diele pasi kishte 6 vite që ishte i sëmurë rëndë.

Lajmi për vdekjen e legjendës gjermane u konfirmua nga klubi i Bayern.

Muller ishte një “makineri golash”, duke thyer rekorde.

Në 427 ndeshje të Bundesligës, Myler arriti të shënonte plot 365 gola.

Sulmuesi i madh rrëmbeu 14 trofe, mes te cilabe duhen përmendur: katër herë Bundesligën gjermane, katër herë Kupën e Gjermanisë, tre herë Kupën Europiane dhe një herë Kupën e Botës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *