Club Bryzh ka shkatërruar Zulte Varegem ne ndeshjen hapëse te javës se 28 te kampionatit belg te futbollit nje ekskluzivitet i tring. Ne fakt do te duhej te ishte kryendeshja e javës, pasi luante skuadra kryesuese e kampionatit me vendin e trete, por ne takimin e transmetuar ne Tringsport1 gjithçka është mbyllur qe ne pjesën e pare te mbyllur 4-0 per vendasit. Serine e golave e ka çelur Vormer ne minutën e 4 me nje goditje me koke brenda zonës. Goli i befasoi dhe shokoi miqtë qe ne minutën e 28 pëson golin e dyte te shënuar nga mbrojtësi Engels. Vetëm 4 minuta me vone është kolumbiani Izkierdo qe trefishon rezultatin, ndërsa Vormer përsëri pas nje krosimi nga e majta do vulose shifrat e pjesës se pare ne 4-0. Skuadra e Prydhome del nga dhomat e zhveshjes me e uritur se Zulte dhe ne minutën e 70 fiton nje penallti qe Vosen e kthen ne gol,  duke mbyllur këtu llogarite me Zulte. Bryzh është i pari me 58 pike, ndërsa Zulte mbetet e treta me 50.

 

Ne premiershipin skocez nje tjetër ekskluzivitet i paketës Tring ka patur surpriza ne ndeshjen qe çeli javën e 26 te kampionatit. Ne ndeshjen e transmetuar ne Tringsport 2 Invernes qe ndodhej ne vendin e fundit kishte përballe Rejnxhersat e Gllasgout dhe vendasit hedhin nje hap te madh drejt zonës per te dale nga plejoffi i rënies nga kategoria. Invernes mund Glalasgoun dhe ngjitet ne kuotën 22 pike. Ne Tulloch Kaledionian stadium kane vendosur dy gola te shënuar ne limitet e dy pjesëve. Ne fund te pjesës se pare kaloi te tijet ne avantazh Greg Tansey pas nje goditjeje perfekte me te djathtën nga nje distance me shume se 30 metra. Gllasgoui rikthehet ne loje ne pjesën e dyte dhe barazon shifrat ne minutën e 67 me nje penallti paksa te dyshimte te kthyer ne gol nga Vaghorn. Kur po mendohej se sfida do te mbyllej ne barazim serish arbitri behet protagonist dhe akordon nje tjetër penallti te dyshimte kete here per vendasit. Por Vighurs nuk arriti  te shënoje pasi portieri Fodheringham dhe shtylla i thonë jo. Megjithatë nje minute përpara fundit është Mccay qe kthehet ne fitues te takimit me golin e tij. Me nje rofeshjate spektakolare brenda zonës ai mban tre piket per skuadrën e tij ne shtëpi. Invernes fiton tre pike te çmuara, ndërsa Rejnxher vijon te mbetet ne vendin e trete dhe ndjen Harts t’i afrohen me shpejtësi.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *