E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 46 minuta më parë
Sport

Futbolli në ankth, Mihajlovic heq dorë nga trainingu për shkak të sëmundjes

Futbolli italian por edhe më gjërë sesa kaq u zgjua I shokuar mengjesin e kësaj të shtunë. Gazeta e madhe sportive “Corriere dello Sport” u hap këtë të shtunë me lajmin e rëndë se  Sinisa Mihajlovic, është sëmurë dhe prandaj nuk do të jetë më trajner I Bolonjës.

Në faky shqetësimi nisi që të enjten kur klubi italian njoftoi se trajneri nuk po nisej në grumbullim me ekipin pasi ishte me grip.

Mirëpo në fakt situata qënka shumë më e rëndë sesa kaq. Ende nuk dihet ekzaktësisht diagnoza e serbit por cdo gjë do të zbardhet këtë të shtunë pasdite në një konferencë për shtyp.

E sigurtë është që ai nuk do të stërvise më ekip, të paktën për disa kohe deri sa të kuptohet cfarë realisht ka ish trajneri i Milanit, Interit, Fiorentinës dhe Lazios.

Vazhdo të lexosh

Reklamë