Aksidenti tragjik i 31 gushtit 1997 do të shënonte ndarjen nga jeta të një prej pjesëtarëve më të dashur të familjes mbretërore britanike, Lady Dianës. E ashtuquajtura ‘’Princesha e Popullit’’ do të humbte jetën në një moshë fare të re, vetëm 36 vjeç. E njohur për karakterin rebel, ajo do të merrte shpeshherë vendime të cilat jo në pak raste kanë thyer kodet dhe protokollet e ngurta të etikës mbretërore si për shembull kërcimi i famshëm me John Travolta-n në “Shtëpinë e Bardhë” që shkaktoi shumë polemika për kohën.

 

Lady Diana dukej magjepsëse teksa kërcente në krahët e aktorit të njohur, por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte fustani i saj velvet blu, i cili u quajt i guximshëm për një princeshë, për shkak të dekoltesë së hapur. Në qershor të vitit 1997, vetëm dy muaj para vdekjes së saj, Diana e nxori fustanin në ankand për 100,000 paund.

 

Paratë e fituara nga ankandi shkuan për bamirësi. Një biznesmene nga Florida, e quajtur Maureen Dunkel e bleu fustanin dhe e nxori sërish në ankand në vitin 2011 kur ajo falimentoi. Megjithatë, fustani nuk u shit deri në mars të 2013-ës, kur një burrë britanik e bleu për 240,000 paund, si një dhuratë për bashkëshorten e tij. Tani fustani ka dalë sërish në ankand. Vlera fillestare e tij është 350,000 dollar. Jo pak, por as shumë për ata që janë adhurues të Princeshë Diana-s./Living

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *