Stilisti i njohur Ardi Asllani ka zbardhur detaje për fustanin që do të vesh këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi në Eurovizion.

 

Në një intervistë të dhënë para nisjes në Tel Aviv për emisionin e mëngjesit “7pa5”, në Vizion Plus, Ardi Asllani deklaroi se fustani i Jonida Maliqit është cilësuar si nëj vepër arti nga të huajt.

 

Stilisti njohur theksoi gjithashtu se ai është punuar me ar dhe se ka elementë tipikë folklorikë që ngjasojnë me ato të një mbretëreshe ilire.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *