15 administratorë të faqeve online, nga të cilët 9 janë femra, u arrestuan nga Policia e Tiranës dhe 6 të tjerë u shpallën në kërkim. Aksioni u zhvillua pas firmosje së 22 urdhër-arresteve nga Prokuroria e Tiranës.

 

Hetimi disamujor me metoda speciale, i drejtuar nga prokurori Bledar Valikaj siguroi prova të shumta, që sipas tij vërtetojnë se këta persona kanë kryer në vazhdimësi kontrabandës me mallra të ndryshme, e po ashtu kanë kryer evazion fiskal.

Përmes skemës së krijuar, platformat online i kanë shkaktuar një dëm të konsiderueshëm financiar shtetit dhe kanë dëmtuar konkurrencën e lirë.

 

Prokuroria ka sekuestruar sasi të konsiderueshme mallrash, të cilat do të bliheshin nga klientët nëpërmjet shërbimit postar, pa lëshuar fatura tatimore. Kjo skemë u mundësonte subjekteve tregtare të zhvillonin tregtinë me çmime më të lira për shkak të mos pagesës së taksave.

 

Muajt e fundit, gjykata ka firmosur një seri fletë arrestesh për mashtrime të ndryshme kompjuterike, në fushën e call centers dhe krimit kibernetik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *