E martë, 10 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Fushë Krujë, plagosen dy persona

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti qe ndodhi mëngjesin e së enjtes në autostradën Fushe Krujë – Milot, në vendin e njohur si “Kryqëzimi i Luzit”. Dy personat e plagosur janë transportuar në spitalin rajonal të Fushë – Krujës, por për shkak të plagëve te renda, janë nisur me urgjence drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë. Sipas mjekëve, ata ndodhen ne gjendje kritike. Ndërkohë, nga hetimet e para të policisë, shkak i aksidentit dyshohet te kete qene shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonin dy mjetet, si dhe lagështira e krijuar nga reshjet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë