E diel, 8 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Vendi

Fushë Krujë, grabitet një pikë e këmbimit valutor

Edhe pse vetëm 40 metra larg komisariatit të policisë, një argjendari qe shërbente edhe si pikë këmbimi valutor, nuk i ka shpëtuar grabitjes. Vjedhja është konstatuar vetëm mëngjesin e së enjtes nga pronarët e argjendarisë, të cilët kanë njoftuar policinë. Mesnatën e së mërkurës,  persona të paidentifikuar kanë mundur të hyjnë brenda dhe të grabisin një sasi të konsiderueshme sendesh me vlerë. Ata kanë çarë murin e pasëm të dyqanit, ndërsa ende nuk dihet se sa është sasia e floririt të vjedhur. Sipas policisë, dyqani është në pronësi te Shyqyri Shehut, oficer roje në burgun e Fushë-Krujës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë