E enjte, 8 Tetor 2026 Te Paekpozuarit (Live) deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Fushë Krujë, 17-vjeçari plagoset në ambientet e gjimnazit

Një 17-vjeçar është plagosur me mjet prerës, brisk, këtë të mërkurë.

Ngjarja është regjistruar në gjimnazin “Shote Galica”, Fushë Krujë.

Reklamë

18-vjeçari është goditur një herë në qafë. Është paraqitur në Ambulancën e Fushë Krujës me këmbët e veta, me mjetin prerës të pa hequr dhe në këtë mënyrë është dërguar pranë Spitalit të Traumës. Ka humbur shumë gjak dhe është në rrezik për jetën.

Nuk dihet ende motivi i ngjarjes.

Reklamë

“Më datë 30.10.2024, rreth orës 10:45, në gjimnazin “Shote Galica” në Fushë Krujë, një 17-vjeçar është konfliktuar me shtetasin K. D., 18 vjeç (të dy nxënës shkolle).

Gjatë konfliktit, 17-vjeçari dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin K. D., i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë