Subscribe

Djegia e mbetjeve urbane në rrugën nacionale Fushë-Krujë – Tiranë është kthyer në një rrezik serioz për shëndetin e banorëve. Që prej mesnatës së të mërkurës, mbeturinat vazhdojnë te jenë në flakë. Tymi ka mbuluar një hapësirë të madhe, por autoritetet vendore janë inekzistente. Male me plehra e mbeturina të tjera iu vihet flaka herë pas here dhe gazrat helmuese që çlirohen në mjedis, përhapen disa dhjetëra kilometra nga era. Edhe pse banorët janë ankuar here pas here tek organet e pushtetit lokal, ato nuk kanë dhënë zgjidhje. Të pyetur nga Vizion Plus, drejtues të bashkisë kanë refuzuar të flasin për problemin. Nga ana tjetër, njësia bashkiake e Fushe Krujës nuk ka marrë asnjë masë për të mos lejuar hedhjen e mbeturinave në këtë rrugë. Kjo situatë ka muaj që është bërë shqetësuese, ndërkohë që me rritjen e temperaturave, rreziku për shfaqjen e sëmundjeve bëhet edhe më i madh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *