Subscribe

Në Shqipërinë ku të drejtat e krijuesit thuajse nuk respektohen dhe ku askush nuk paguhet për atë çka krijon, vështirë t’i kërkosh këto të drejta edhe nëse ekziston një ligj që të mbron. Po a e dinë shqiptarët që duhet të paguajë për të blerë një këngë apo një libër universitar edhe nëse e fotokopjon atë? Nëse ka pasur një ligj për të drejtën e autorit, ai thuajse nuk është zbatuar asnjëherë. Në këto kushte informimi për ta njohur këtë ligj, është hapi i parë, jo vetëm për publikun, por edhe për artistët. Në konferencën e zhvilluar në ditën ndërkombëtare për pronësinë intelektuale, nuk ka munguar as Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi e cila vuri theksin te regjistrimi i markave shqiptare, që ende mbeten pak në krahasim me ato që operojnë në treg. Pjesë e kësaj konference ishte edhe Ambasada Amerikane, për të inkurajuar projektligjin, por edhe për të përcjellë përvojën e ShBA-ve dhe përfitimet e artistëve në emër të pronësisë intelektuale. Artistët dhe krijuesit ndihmohen shumë nga një ligj i tillë dhe unë uroj që në Shqipëri të instalohet e zbatohet sa më parë, sepse përfitimet nuk janë vetëm të krijuesëve, por edhe të shtetit, pasi edhe të ardhurat rriten me zbatimin e tij. Për artistët jo vetëm do të sigurohet shpërblimi i vazhdueshëm për krijimet e tyre, por edhe do të mund të sigurojnë origjinalitetin e veprave të tyre në shërbim të brezave pasardhës.
Ligji për të drejtën e autorit është miratuar në 31 mars dhe gjashtë muaj do të jenë në dispozicion të publikut deri në gjobat e para që do të ndërmerren ne kuadër të këtij ligji.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *