E mërkurë, 4 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Fushatë për përdorimin e celularit në timon

Pas fushatës së gjobave për vendosjen e rripit të sigurimit, ministri i brendshëm Saimir Tahiri paralajmëroi një tjetër aksion të Policisë Rrugore. Bëhet fjalë për celularin dhe përdorimin e tij gjatë drejtimit të mjetit. Tahiri tha se shumë shpejt do të nisë fushata sensibilizuese e më pas masat ndëshkuese, të cilat sipas ministrit kërkojnë ndryshimin e Kodit Rrugor si dhe atë të rripit të sigurimit. Tahiri tha se fushata për vendosjen e rripit të sigurimit shpëtoi 9 jetë gjatë këtij muaji, ndërsa përdorimi i celularit në timon, është shkaktari i dytë më i madh i aksidenteve rrugore.

Më shumë video

Reklamë