E premte, 6 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Fushatë kundër muxhahedinëve në Shqipëri

32 deputete te Parlamentit Europian ngrenë shqetësimin për luftën qe regjimi iranian po i bën opozitës demokratike, te njohur ndryshe si muxhahedinë, një pjese e te cilëve jetojnë ne Shqipëri.

 

Përmes një letre drejtuar kreut te parlamentit Antonio Tajani, eurodeputetet theksojnë se Republika Islamike e Iranit ka nisur një fushate keqinformimi  me lidhje me praninë e  disidenteve iraniane ne Shqipëri.

 

Reklamë

Po ashtu eurodeputetë shprehen te tronditur ne lidhje me një takim qe do te mbahej këtë 10 prill ne Parlamentin Europian i organizuar sipas tyre, nga agjentet e shërbimeve sekrete dhe lobiste te regjimit iranian, ne lidhje me kërcënimin qe i kanoset Shqipërisë nga muxhahedinet.

 

Ne letrën e firmosur nga 32 eurodeputet shprehet keqardhja qe ky takim mbahet ne Parlamentin Europian kundër opozitës iraniane.

Vazhdo të lexosh

Reklamë