Subscribe

Lideri i opozitës Lulzim Basha dhe kandidati per Bashkinë e Dibrës Sherefedin Shehu, kane ndjekur se bashku me te rinjtë e Forumit Rinor Demokrat, ndeshjen e kombëtares me Maqedoninë. Ky takim është shfrytëzuar nga kandidati i opozitës Shehu, per t’u premtuar te rinjve se së, bashku do ta shndërrojnë Dibrën ne nje qytet te zhvilluar.

“Ne duhet të krijojmë një Dibër të cilën ne e meritojmë. Një Dibër të pastër, një Dibër ku njerëzit të kenë ujë për të pirë. Një Dibër ku njerëzit të kenë ujë për vaditje. Një Dibër ku të gjithë të keni punë. Një Dibër ku shpirti i sipërmarrjes të krijojë vende pune për ju”.

Ndërkaq kandidati demokrat Shehu është takuar edhe me ish-te përndjekurit politike te cilëve u ka premtuar se do të kenë përfaqësuesin e vet në Bashkinë e Dibrës.

Ndërsa gjate takimeve me banoret e fshatrave Brezhdan, Ushtelenxë, Trojak, Sllovë, Vlesh Shehu ka theksuar se sistemi i ujësjellësit dhe kanalizimet janë prioritete të punës së bashkisë nese ai fiton ne 11 shtator.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *