Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka mbështetur deklaratën e kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i cili iu kërkoi partive dhe institucioneve që të tregojnë vetëpërmbajtje gjatë fushatës elektorale.

OSBE nënvizon se duhet respektuar ligji zgjedhor dhe se nuk duhen përdorur burimet publike e administrata për aktivitet politik.

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mbështet deklaratat më të fundit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Z. Ilirjan Celibashi, rreth sjelljes së partive politike dhe institucioneve gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit. Zbatimi i dispozitave të legjislacionit zgjedhor, ndalimi i përdorimit të burimeve publike, sjellja e rregullt e institucioneve, përfshirë edhe ato të qeverisjes vendore, si dhe kryerja e rregullt e veprimtarive politike, janë që të gjitha parakushte thelbësore për një proces zgjedhor modern në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *