Subscribe

Të gjithë efektivët e Policisë së Shtetit kanë afat deri më 15 prill për të dorëzuar një deklaratë në të cilën marrin përgjegjësi personale dhe familjare për moslejimin dhe denoncimin e kultivimit të kanabisit në zonat që mbulojnë.

 

Urdhri i brendshëm është shpërndarë në të gjitha drejtoritë vendore dhe të gjithë komisariatet e vendit sipas të cilit çdo efektiv duhet të deklarojë se nuk mbjell apo favorizon kultivues kanabisi në të kundërt do të ketë masa që nga përjashtimi nga radhët e policisë e deri në ndjekje penale.

 

Në vazhdën e strategjisë së sapo miratuar antikanabis dhe takimeve sensibilizuese për fenomenin Kruja dhe Ishmi janë dy nga zonat më problematike. Për këtë Drejtori I Përgjithshëm për Rendin dhe Sigurinë Publike Altin Qato tha se nëse aktorët e përfshirë në këtë fushate nuk do kryejnë detyrën e tyre do te përballen me sanksione.

 

Drejtori i policisë se Durrësit, Perlat Cullaj paralajmëroi kontrolle te rrepta te te gjithë territorit te qarkut.

 

Në takimin e zhvilluar në kuadër të Planit Kombëtar kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit morën pjesë kryetarët e Bashkive dhe drejtues të njësive administrative qe përfshihen ne qarkun e Durrësit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *