Mënyra që demokratët kanë zgjedhur për të bërë fushatë elektorale, sipas kryeministrit Edi Rama, po vë në rrezik edhe jetën e tyre.

 

Duke uruar që të mos përfundojnë te spitali “Shefqet Ndroqi” për shkak të koronavirusit, Rama nuk kurseu ironinë për figurat e opozitës.

 

“Ata as në kohë pandemie nuk menduan. Vajtën u turrën atje krijuan një vatër zinxhiri infektimi. E patë! Lutem për ta. Uroj që mos t’i ndodh gjë. Uroj që mos ta përfundojnë mitingun duke e bërë tek Shefqet Ndroqi. Ju lutem shumë, të bëjnë atë që duhet të bëjnë për fëmijët e tyre. S’ka kënaqësi më të madhe se sa të mendosh që ke pasur një kontribut ne lehtësimin e shpirtit të qindra mijëra gjyshërve.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *