E enjte, 5 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Fushata e opozitës në Dibër

E  gjithë opozita i është drejtuar dibraneve per te fundit here ne këtë fushate elektorale, duke u kërkuar te mbështesin kandidaturën e Sherefedin Shehut. Nga mitingu përmbyllës i fushatës, lideri i opozitës Lulzim Basha u ka kërkuar qytetareve te Dibrës te votojnë kundër lidhjeve te krimit me politiken e kundër bandave. Dhe lideri i opozitës Basha ka pasur edhe nje mesazh per ditën e zgjedhjeve. Para dibraneve Basha ka deklaruar se qeveria ka dështuar te mbaje premtimet dhe është përgjegjëse per varfërinë e papunësinë e larte ne Dibër, duke sjelle edhe shembuj se si korrupsioni ka minuar zhvillimin e zonës. Ndërsa kandidati Sherefedin Shehu deklaroi para qytetareve te Dibrës se vendimet e tij te para nëse fiton ne 11 shtator do te jene per t’u ardhur ne ndihme familjeve ne vështirësi ekonomike. Partia Demokratike e humbi Bashkinë e Dibrës ne qershorin e vitit te kaluar e te dielën synon ta ktheje serish djathtas kete bashki qe e ka drejtuar per disa mandate me radhe.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë