Subscribe

Pas kthimit nga vizita ne Kine, Ilir Meta i është rikthyer takimeve te fushatës se tij per t’u rizgjedhur ne krye te LSI. Nga Durrësi, ku u taku me të rinjtë e LRI-së, Meta tha se synon një mandat të ri në krye të partisë për ta ngritur në një nivel edhe më cilësor e përfaqësues.

“Në 6 nëntor unë do të jem kandidat për kryetar i LSI-së, jo thjesht për të marrë një mandat të ri të Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, por e shoh këtë mandat të ri si mundësinë më të mirë që ta investoj për të ngritur LSI-në në një stad më të lartë, më të ri, më cilësor, më përfaqësues, më gjithëpërfshirës dhe për të realizuar një LSI shumë më të re e cila e ndihmon Shqipërinë që të ecë me hapin e ëndrrave të të rinjve. Në programin tim për të ardhmen, fuqizimi i LRI-së në të gjithë strukturat vendimmarrëse të Lëvizjes Socialiste për Integrim është prioritet kryesor në mënyrë që në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë të kemi pa asnjë diskutim grupin parlamentar të LRI-së brenda grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim”.

Gjatë takimit me të rinjtë e LRI-së u shpërndanë dhe 300 karta të reja anëtarësimi. Meta garantoi mbështetjen e tij të plotë për realizimin e projekteve të tyre.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *