E shtunë, 7 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Fushata e ASHM, Berisha: E grabitën dhe e plaçkitën Shqipërinë për 12 vite

Koalicioni PD dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore çel zyrtarisht fushatën zgjedhore për 11 majin.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbërriti në sheshin “Nënë Tereza” krah Chris LaCivita, ku mbajtën secili fjalim para qytetarëve, aleatëve, simpatizantëve.

Kryedemokrati Berisha, në fjalën e tij u shpreh se Shqipëria vuan nga një sëmundje, e cila mban emrin Edi Rama.

Berisha: Këto ditë, këto muaj, në këtë fushatë ndeshen dy botë, dy filozofi, dy projekte. Në njërën anë janë ata që e sollën Shqipërinë për 12 vite në këtë ditë, ata të cilët e grabitën dhe e plaçkitën Shqipërinë dhe shqiptarët. Shqipëria është e sëmurë, dhe kjo sëmundje quhet Edi Rama. I tmerruar nga e vërteta, nga transparenca, ka dy muaj që flet me veten, ka dy muaj që ka frikë.

Reklamë

Ja ku jemi sot, më të fuqishëm se kurrë! Edi Rama vazhdon mashtrimet dhe shpifjet.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë