E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Fushat Multisportive në Parkun e Madh, të preferuarat e gjysheve dhe gjyshërve

Fushat Multisportive në Parkun e Madh në Tiranë, janë kthyer në destinacionin e preferuar nga mosha e tretë për të kaluar mëngjeset.

 

Gjyshet dhe gjyshërit në kryeqytet janë bërë pjesë e ushtrimeve të përshtatura të aerobisë, lojës së shahut dhe leksioneve të pikturës.

 

Reklamë

Këto momente të veçanta ia ka ndarë në rrjetet sociale përmes fotove edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, duke u shprehur:

 

“Adrenalinë te Fushat Multisportive! Mëngjesi me diell e gjeti moshën e tretë pranë parkut. Gjyshet dhe gjyshërit u bënë pjesë e ushtrimeve të përshtatura të aerobisë, lojës së shahut dhe leksioneve të pikturës”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë