Subscribe

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit kishte paralajmeruar një furtune tek stafet teknike të ekipeve kombëtare dhe kjo është bërë realitet të hënën ndersa prezantimi para mediave u bë këtë të martë paradite.

 

Ndryshimet prekin thuajse të gjitha nivelet që nga U15, U 17 deri tek U19. I vetmi që I ka mbijetuar kësaj future është trajneri I shpresave Alban Bushi. Kështu më konkretisht vlonjati Eqerem Memushi është zëvëndësuar tek U15 nga Armand Damo.

 

Ndërkohe tek U17 në vend të Xhemal Mustedanagic do të jete shkodrani ish lojtar I kombëtares Elvin Beqiri i cili deri më tani kishte qënë në staf teknik me tek teknikun boshnjak. Ky I fundit gjithsesi qëndron ne FSH me një tjeter detyre, atë të drejtorit teknik të ekipeve kombëtare.

 

Edhe Erjon Bogdani është shkarkuar nga të rinjte, teksa U19 do të drejtohet nga Nevil Dede i cili së fundmi ka qënë trajner tek kombëtarët e femrave. Lëvizjet në stafet e ekipeve kombëtare duket se kanë qënë një zgjidhje e detyruar përsa kohe rezultatet e kohëve të fundit kanë qënë një katastrofe e vërtete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *