Subscribe

Vendimi i presidentit maqedonas George Ivanov per faljen e te gjithë politikaneve nen hetim pas skandalit te përgjimeve, ka rritur tensionet dhe ka thelluar krizën ne te cilën është përfshirë vendi. Ndonëse kreu i shtetit e argumentoi kete lëvizje si përpjekje per te ndalur agoninë politike, opozita doli ne proteste gjate mbrëmjes te se martës, duke kërkuar dorëheqjen e tij.
Lideri i LSDM, Zoran Zaev tha se vendimi ishte një grusht shteti. Reagime erdhen edhe nga partite shqiptare. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti e cilësoi vendimin e Ivanovit te ngutshëm, duke shtuar se rruga e vetme për zgjidhjen e krizës mbetet mbajtja e zgjedhjeve ne 5 qershor. Ndersa lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, e quajti vendimin absurd, qe pezullon sistemin juridik në Maqedoni. Vendimi parashikon ndërprerjen e të gjitha procedurave, përfshirë edhe ato të Prokurorisë Speciale që po zhvillohen kundër ish-ministres së brendshme Gordana Jankullovska, ish-ministrit të transportit, Mile Janakievski, ish kreut te shërbimeve sekrete, Mijallkov dhe një grupi zyrtarësh të lartë të Ministrisë së Brendshme të dyshuar për vepra kriminale. Kjo ve ne dyshim edhe punen e prokurorisë. Vete Ivanov tha se per kete vendim nuk eshte konsultuar me asnjë parti, por burimet i thane Deutsche Welle se ai ka rene dakord me krerët e VMRO. Ivanov eshte aleat i ish kryeministrit Gruevski, qe e mbështeti të zgjidhej në këtë post.
Kritikat kane qene te ashpra nga BE, qe e cileson vendimin ne kundërshtim me shtetin ligjor. Përmes një deklarate Komisioneri per Zgjerimin, Johannes Hahn u shpreh se një vendim i tillë vë në dyshim besueshmërinë e zgjedhjeve si dhe forcimin e marrëdhënieve me BE dhe NATO-n. Per situatën me te fundit ne Maqedoni Hahn po diskuton me eurodeputetet Vajgl, Kukan e Howit, ne Strasburg, te cilet ndërmjetësuan marrëveshjen politike per mbajtën e zgjedhjeve te reja ne 5 qershor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *