E premte, 2 Tetor 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Furtune në diplomacinë Turke. Pezullohen diplomatët e dyshuar si “Gylenistë”

Nuk ka të ndalur hakmarrja e autoriteteve turke kundër të gjithë atyre që i konsiderion pjesëmarrës në tentativën e dështuar per grusht shteti të vitit 2016.

 

Reklamë

Ministri I jashtëm turk Mevlut Çavushoglu njoftoi se jane pezulluar nga detyra afro  çereku  diplomatëve qe shërbejne jashtë vendit. Ministri tha se diplomatët janë pezulluar pasi, sipas dokumentave që zotërojne, dyshohet se kanë pasur lidhje me klerikun Fetullah Gylen.

 

Çavushoglu shtoi se do te rikthehen ne detyrë te gjithë ata diplomate që kanë “reflektuar”. Ndërkohë, mbrëmjen e së mërkures gjatë një operacioni i shtirë në Ankara dhe 30 provinca, u arrestuan 60 ish pjestarë të forcave te sigurise te cilët po ashtu dyshohet se jane pjesë e mbështetësve te Fetullah Gylen.

 

Që prej dështimit të tentativës për grusht shteti, ne Turqi janë arrestuar më shume se 50 mijë persona. Shumica e të arrestuarve janë ushtarakë por nuk mungojne mësues, diplomatë, punonjes te administratës etj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë