Subscribe

Shumë shpejt, qytetarët e Tiranës do te kene me shume ujë ne shtëpitë e tyre e po ashtu edhe me pak probleme me mbifaturimet. Bashkia dhe UKT kanë nisur zbatimin e një tjetër projekti të rëndësishëm, i cili synon zëvendësimin e të gjithë tubacionit të vjetër, per te shmangur humbjet e ujit në rrjet, si dhe furnizimin me një cilësi dhe standard më të mirë.

“1 vit më parë premtuam një bashki që punon me 3 turne. E di që sa herë që ndërtohet diçka, sa herë që bëhet një investim, sigurisht ka impakt në trafik, në mënyrën se si bëhet qarkullimi në qytet. Por, edhe sa herë që rregullojmë shtëpinë, dhomën e ndenjes apo dhomën e gjumit, shtëpia paralizohet ato ditë që ka punime në shtëpi. Tirana është shtëpia jonë e madhe, që do të thotë se sa herë që ka punime kërkohet mirëkuptim. Ajo që premtojmë dhe që po angazhohemi edhe tani në mes të natës, është që do të punojmë me 3 turne, që punët të mbarojnë sa më shpejt, por nuk mund të kërkojmë një Tiranë moderne nëse nuk i bëjmë këto investime”.

Duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve Veliaj tha se gjatë këtij viti do të ketë shumë kantiere të hapura në mënyrë që nesër të kemi një Tiranë më moderne.

“Me të njëjtin ritëm do të punojmë në Bulevardin e ri, po ashtu te sheshi “Skënderbej”. Vërtet ky do të jetë një vit ku Tirana do të hapet totalisht, por për t’u siguruar që punimet bëhen njëherë e mirë dhe qyteti jo vetëm që ka furnizim më të mirë me ujë të pijshëm, jo vetëm që ka infrastrukturë moderne, por është një qytet që gjithmonë e më shumë u kthehet njerëzve. Tirana nuk njihte më përpara punën, jo më të njihte punën me tre turne. Qyteti me 1 milion banorë ka nevojë për një bashki që të paktën është 3 turne në krye të detyrës”.

Gjatë vitit të dytë të këtij mandati sipas Veliaj, puna do te vijoje me akset kryesore si dhe me zonat rurale.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *