Hetimet per supergrabitjen ne aeroportin e Rinasit cuan policine ne nje servis ne qytetin e Elbasanit ku dyshohet se eshte modifikuar furgoni me mbishkrimin hetimi tatimor. Zbulimi i servisit erdhi pas vezhgimit te qindra kamerave sigurie dhe konsiderohet element kyc per zbardhen e ngjarjes. Sipas burimeve nga policia disa persona te dyshuar jane shoqeruar dhe po verifikohet implikimi i tyre.Por krahas zbulimit te servisit ne Elbasan policia ka ushtruar kontrolle edhe ne disa zona te tjera te vendit si ne Fushe-Kruje dhe disa banesa ne kryeqytet. Servisi giithsesi nuk rezulton te jete bllokuar por pronari i tij G.Sh i cili i kishte dhene me qera tek Klement Cala mesohet se eshte ne radhen e te shoqeruarve. Per zbulimin e servisit dhe identitetin e te shoqeruarve policia dhe prokuroria shprehen teper te rezervuara nderkohe qe te henen pritet te kete edhe nje komunikim
zyrtar. Ndonese flitet per 4 te ndaluar ne Elbasan e Fushe Kruje, askush nuk e konfirmon nga burime zyrtare pavarwsisht se nw Elbasan pwrflitet se forcat e rendit kanw ndaluar Klement Calwn. Prokuroria ka sekuestruar edhe dokumentacionin e aviacionit civil dhe praktiken e koncesionarit TIA per te nxjerre pergjegjesit. Mesditen e 9 prillit ne aeroportin e Rinasit persona te armatosur grabiten rreth 5 mln euro. Organizatori dhe nje prej grabitesve Admir murataj mbeti i vrare gjate shkembimit te zjarrit me policine.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *