Frika dhe paniku mbërtheu Londrën për të tretën herë në pak muaj, për shkak të sulmeve terroriste. Ura e Londrës, e njohur si zemra e kryeqytetit britanik, është goditur kur një furgon ka shtypur dhjetëra persona dhe më pas drejtuesit e tij kanë sulmuar me thike qytetarët. Në total janë shënuar shtatë viktima dhe të paktën 48 tjerë janë lënduar.

 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 22:00 me atë lokale, kur një furgon i bardhë ka ecur me shpejtësi të madhe drejt qytetarëve në Urën e Londrës, e cila ka qenë e mbipopulluar. Më pas, tre persona me bomba false ne trup kanë zbritur nga automjeti dhe kanë sulmuar kalimtarët. Numri i viktimave mund të rritet pasi disa prej të lënduarve janë në gjendje kritike për jetën.

 

Tre terroristët, të cilët janë dëgjuar të shprehen se këtë akt e bëjnë në emër të Allahut, u ekzekutuan nga policia tete minuta pasi u mor informacioni i parë. Ende nuk është zbardhur identiteti i tyre.

 

Njësite antiterror kane kryer kontrolle gjate gjithë natës dhe mesditën e te dielës ne shtëpinë e një prej agresoreve, e cila ndodhej poshtë urës ku ka ndodhur sulmi. Ne total, policia ka ndaluar 12 vete, ata dyshohen se mund te kenë dijeni për ngjarjen ne fjale.

 

Por paniku mbërtheu gjithë Londrën, ndërsa transporti në këtë zonë u pezullua tërësisht. Të paktën 80 mjekë mbërritën në vendin e ngjarjes për të asistuar të lënduarit. Mes tyre janë dhe dy shtetas australian dhe katër francezë.

 

Kryeministria Tereza Mei, e cila është mbajtur në kontakt në mënyrë të vazhdueshme, mblodhi komitetin e emergjencave. Pas takimit, zonja May tha se ka ardhur koha qe t’i thuhet mjaft terrorizmit.

 

“Nuk duhet te lejojmë me qe situata te vijoje te mbetet e tille. Po përballemi me nje trend te ri, me nje kërcenim te madh, pasi sulmet terroriste nxisin te tjera. Duhet te ndryshojmë qajse. Ne vendin tone ka shumë tolerancë ndaj ekstremistëve dhe kjo gjë duhet të ndalet. Ndryshimi duhet te nise nga strategjia antiterroriste. Britania duhet te punoje bashke me vendet e tjera për ta luftuar këtë kërcenim.” 

 

Ky është sulmi i tretë në tre muaj në Britani pas atij në Uestminister në mars ku humbën jetën 5 persona dhe atij në Mançester dy javë më parë me 22 viktima.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *