Aksident i rëndë mëngjesin e kësaj të hëne në aksin kombëtar Urë Vajgurore-Lushnje, në fshatin Poshnje.

Një furgon mallrash,që udhëtonte në drejtim të Beratit,ka përplasur 2 pensionistë me biçikletë dhe më pas ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në krahun e kundërt të lëvizjes.

 

Pensionistët e plagosur rëndë janë banor të fshatrave përreth,që çdo ditë tregtojnë qumësht në qytet, ndërkohë që edhe drejtuesi i furgonit me targa AA 374 NT, është plagosur lehtë pas përmbysjes së mjetit në rrugë.

 

Të plagosurit Sotir Avrami,68-vjeç dhe Spiro Veshi 65-vjeç,janë transportuar në gjendje të rëndē drejt Spitalit Rajonal të Beratit,ku sipas mjekëve gjendja e tyre është kritike.

 

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë rrugore të DPV Berat,që po kqyrin vendin e aksidentit dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 

Paraprakisht mendohet se drejtuesi i mjetit ka qënë duke udhëtuar me shpejtësi gjatë frenimit në këtë zonë të populluar, ka humbur kontrrollin dhe është përmbysur, duke goditur edhe dy shtetasit që udhëtonin me biçikleta.

 

Drejtuesi i mjetit u ndalua nga policia dhe do të jape dëshminë e tij per dinamiken e aksidentit te rende.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *