E enjte, 1 Tetor 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Furgoni përplaset me autoveturën, humb jetën 38-vjeçari

Një 38-vjeçar  humbi jetën në një aksident rrugor mëngjesin e kësaj të shtune në Thumanë të Krujës. Ngjarja e rende ndodhi rreth orës 5 e 30 minuta të mëngjesit, kur viktima i cili drejtonte një furgon mallrash  u përplas me një makinë BMW me një drejtues 41-vjeçar nga Maqedonia.

 

Reklamë

Si pasoje e përplasjes së forte mbeten të plagosur edhe 4 persona, pasagjeri që udhëtonte ne furgon, por dhe pjesëtare të familjes së maqedonasit, dy fëmijët e tij 12 dhe 9 vjeç, si dhe e ëma 63 vjeçare.

 

Sipas policisë, të gjithë të plagosurit ndodhen në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa vijojnë hetimet për shkaqet që çuan ne përplasjen e dy automjeteve. Dyshohet për nje manovrim te gabuar te njërit prej drejtuesve.

 

 

Më shumë video

Reklamë