Një 80-vjeçar ka ndërruar jetë këtë të premte në kryeqytet, pasi u përplas nga një furgon. Aksidenti u shënua në rrugën “Artan Lenja”, në një lulishte.

 

Gjatë shkarkimit të disa produkteve ushqimore në një dyqan, furgoni me drejtues shtetasin R.O., 29 vjeç, duke kryer një manovër kthimi pas, aksidentoi të moshuarin, i cili ndërroi jetë në vendngjarje.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *