Një aksident ka ndodhur në orët e para të mengjesit të sotëm në autostradën Rrogozhinë -Lushnje ,ne fshatin Dushk.

 

Një mjet transporti mallrash tip furgon me targa AB 540 CB ka goditur një person te seksit femër rreth të 60 – ve. Burime per Vizion Plus bejne me dije se viktima ishte endacake.

Viktima ka qenë duke kaluar autostradën mbi trafikndarësen e betonit teksa është përplasur nga furgoni per shkak edhe te errësires.

Drejtuesi i furgonit është shoqëruar nga policia dhe po pyetet për rrethanat.

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve te aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *