E mërkurë, 7 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Furgoni me ushqime në Berat/ Meta nxit qytetarët: Gjejini! Izolojini! Mos i toleroni

Kapja në flagrancë e furgonit me ushqime në Berat nga ana e PD, ka sjellë edhe reagimin e presidentit Ilir Meta. Sipas Tomorr Alizotit, këto produkte do t’iu shpërndaheshin nga PS familjeve në Berat, me qëllim blerjen e votës.

Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i shtetit iu bën thirrje qytetarëve që të mos i tolerojnë rastet e tilla.

“Bravo qytetarëve të Beratit! Gjejini! Izolojini! Mos i toleroni!  Nuk ka patronazhist, fuks dhe bandit, që mund ta ndalë Ndryshimin e Madh më 25 Prill!  “…Ngrehuni dhe bjeruni,  korini dhe shtypini,  katundar e punëtorë,  që nga Shkodra gjer në Vlorë!”  Me qetësi dhe vendosmëri drejt 25 Prillit!”, shkruan Meta.

Vazhdo të lexosh

Reklamë