Sasia e kanabisit të fshehur në shasinë e furgonit të madhrave ka qenë plot 570 kilogramë.

 

Ndërsa është mësuar se 7 persona deri më tani kanë rënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

 

Furgoni që u ndalua të mërkurën në pikën e kalimit kufitar në Qafë Thanë do të kalonte në shtetin fqinjë në Maqedoni.

 

Edhe pse nuk dihet se kush ishte destinacioni përfundimtar I furgonit të mbushur me drogë, deri më tani janë shoqëruar për në Drejtorinë e Policisë Vendore të Elbasanit disa persona, ndër ta dhe drejtuesi I mjetit.

 

Dyshohet se kjo linjë bëhet nga një organizatë kriminale me fuqi të madhe ekonomike.

 

Aktualisht janë identifikuar disa persona të përfshirë në trafikun e 570 kg kanabis sativa disa prej të cilëve dyshohet se janë pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut drogës nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *