Një furgon doli nga rruga dhe përfundoi në kanal në aksin Sarandë-Gjirokastër.
Aksidenti i rëndë u regjistrua pasditen e kësaj të enjteje. Shoferi dhe pasagjerët raportohet të kenë mbetur të bllokuar në mjet.
Në vendin e ngjarjes janë policia dhe forcat zjarrfikëse, që po punojnë për të nxjerrë të plagosurit.
Gjendja e tyre shëndetësore nuk dihet ende, ndërsa mister mbeten edhe shkaqet e aksidentit.