Subscribe

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për integrim, Ilir Meta, është takuar me strukturat e partisë në Gjirokastër. Meta ka deklaruar se fuqizimi i radhëve të LSI-së është shumë i rëndësishëm, pasi garanton dhe forcon stabilitetin politik në vend. Më tej, kryetari i LSI-së theksoi se qytetarët kërkojnë më shumë siguri për te ardhmen dhe kjo mund të realizohet vetëm duke vazhduar me tej me reformat. Duke u ndalur në situatën politike dhe ekonomike në vend, Meta tha se është koha për të lënë mënjanë sulmet dhe denigrimet personale për t’u fokusuar në çështjet më të rëndësishme. Meta nuk ka lënë pa përmendur edhe rritjen e LSI- së në zgjedhjet e fundit, por u shpreh se me të rritet edhe përgjegjësia ndaj atyre që votojnë këtë forcë politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *