Një shtetas ka humbur jetën pasi makina me të cilën ai udhëtonte ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal në aksin Shkodër-Velipojë.

 

Bëhet jalë për një mjet “Range Rover” që ka qënë me shpejtësi dhe pasi ka marrë përpara dhe barrierat anësore të rrugës, është përmbysur në kanal.

 

Viktima është identifikuar si shtetasi Isa Kotrri 29 vjec.

 

Shkodër/ Informacion paraprak

 

Më datë 07.01.2022, në aksin rrugor, Shkodër-Velipojë, automjeti tip “Range Rover”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë drejtuesi i mjetit ende ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të kësaj dalje nga rruga.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *