Teksa qindra liderë botërorë kanë marrë pjesë në ceremoninë e homazheve për Mbretëreshën Elizabeth II për të shprehur nderimet dhe ngushëllimet e tyre dhe vendeve që përfaqësojnë ekziston dhe një listë me liderët që nuk janë ftuar për shkak të marrëdhënieve diplomatike jo të mira me Britaninë e Madhe ose për të tjera arsye.

 

Përfaqësues nga Siria, Venezuela dhe Afganistani nuk janë ftuar, sipas BBC. Kjo pasi Britania e Madhe nuk ka marrëdhënie të plota diplomatike me këto vende.

 

Askush nga Rusia, Bjellorusia apo Myanmar nuk është ftuar po ashtu. Marrëdhëniet diplomatike midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Rusisë janë shembur që nga pushtimi rus i Ukrainës, ndërsa një zëdhënës i presidentit rus Vladimir Putin tha se ai “nuk po e konsideronte” pjesëmarrjen në funeral.

 

Pushtimi u nis pjesërisht nga territori i Bjellorusisë. Dhe Britania e Madhe ka zvogëluar ndjeshëm praninë e saj diplomatike në shtetin aziatik të Myanmar-it që nga një grusht shteti ushtarak që ndodhi vitin e kaluar.

 

Sakaq, Koreja e Veriut dhe Nikaragua janë ftuar të dërgojnë vetëm ambasadorët e tyre ndërsa krerët e shteteve nuk kanë marrë ftesa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *