Ministria e Jashtme e Turqisë hodhi poshtë një shkrim të publikuar nga prestigjozja gjermane “Die Welt” për fundosjen e anijeve greke me urdhër të Presidentit Erdogan.
“Raporti mediatik në lidhje me Mesdheun Lindor, botuar nga “Die Ëelt” sot (2 shtator 2020) duke iu referuar Turqisë, është plotësisht i trilluar. Fakti që zëdhënësi i qeverisë greke ngriti akuza kundër Turqisë duke u bazuar në këtë raport fiktiv, është një manifestim i ri i politikës joreale dhe provokuese të këtij vendi, i papajtueshëm me të drejtën ndërkombëtare dhe praktikat zakonore.Në vend që të humbasin kohë me të tilla raporte të pabaza mediatike, autoritetet greke duhet t’u japin fund hapave që përshkallëzojnë tensionet në rajon”, thuhet në komunikatën me shkrim të zëdhënësit të MPJ turke, Hami Aksoy.
Gazeta gjermane “Die Welt” publikoi të mërkurën një lajm sipas të cilit Presidenti Recep Tayyip Erdogan u ka kërkuar gjeneralëve disa ditë më parë që të godisnin anijet greke në Mesdheun Lindor në mënyrë që të ato të fundoseshin, por të siguroheshin që gjatë këtij procesi të mos vritej askush.