E martë, 29 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Fundosja e anijes me 26 turistë në bord, vazhdojnë kërkimet për të mbijetuarit

@ŠÏŒõ‘Du‚j‚`‚y‚t@‚PiƒJƒYƒƒ“jviŠÖŒWŽÒ’ñ‹Ÿj

Ekipet e shpëtimit në Japoni kanë thënë se shtatë njerëz janë gjetur pasi një anije e turistëve me 26 persona në bord është zhdukur në ishullin Hokaido.

 

Reklamë

Autoritetet kanë humbur kontaktet me anijen pas dërgimit të sinjalit për fatkeqësi në mesditën e së shtunës.

 

Rojet bregdetare nuk kanë konfirmuar nëse personat që janë gjetur kanë qenë ende gjallë.

 

Anija Kazu 1, besohet se është nisur në një udhëtim tre-orësh në Gadishullin Shiretoko.

 

Ajo zonë është e mbrojtur nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) dhe vizitat me anije janë të shpeshta pasi aty mund të shihen shumë gjallesa ujore.

 

Në kuadër të përpjekjeve për shpëtim janë angazhuar helikopterë, anije patrulluese dhe zhytës.

 

Në mesin e pjesëtarëve të bordit kanë qenë edhe dy fëmijë./ Rel

Vazhdo të lexosh

Reklamë