Përmbysja e një trageti në Liqenin Viktoria në Tanzani,  ka shkaktuar të paktën 136 viktima. Gjithashtu zyrtarët bëjnë me dije se nuk dihet fati i shumë personave të tjerë nuk dihet, mirëpo ka shqetësime që më shumë se 200 persona mund kenë vdekur pas fundosjes së tragetit.

 

Ekipet e shpëtimit kanë nisur punën sërish të premten, pasi kanë ndalur kërkimet gjatë natës. Trageti i tipit, MV Nyerere është fundosur afër Ishullit Ukara, pasi ishte nisur nga Bugorora.

 

Trageti ka qenë i stëmbushur me njerëz, dhe kjo njëherësh konsiderohet aryseja e fundosjes së tij. Mediat lokale kanë thënë se kapaciteti i tragetit ka qenë për 100 persona, mirëpo në të mendohet të kenë qenë më shumë se 400.

 

Të dhënat e sakta të personave të vdekur dhe të atyre që mund të kenë qenë në target nuk dihen, pasi agjencia e lajmeve Reuters ka thënë se personi që ka shpërndarë biletat për këtë udhëtim po ashtu ka vdekur, së bashku me pajisjen që ka pasur të dhënat e biletave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *