E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 2 orë më parë
Vendi

Fundoset rruga në Bulqizë, krijohet gropa 7 metra e thellë

Rruga në zonën e parë të minierës së Bulqizës është dëmtuar rëndë. Një gropë rreth 50 metra e gjatë dhe 7 metra e thellë u shfaq prane qytetit. Për pasojë një mikrobus i transportit të minatorëve, si dhe një kontenier janë rrezuar. Për fat të mirë askush nuk është lënduar, pasi nuk ka patur asnjë minator. Gropa është vënë re mëngjesin e kësaj të diele, teksa specialistët e minierës kanë shkuar në punë. Jashtë kamerave, minatorët thonë se fenomene të tilla në zona të ndryshme të minierës së Bulqizës janë të shpeshta. Mendohet që fundosje të tilla të tokës dhe rrugëve, vijnë si pasojë e hapësirave boshe të nëntokës, të cilat janë krijuar ndër vite, për shkak të shfrytëzimit te minierës se kromit.

 

 

 

Reklamë

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë