E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Fundoset peshkarexha, shpëtohen tre peshkatarë në Durrës

Policia e Durrësit ka shpëtuar tre peshkatarë që rrezikonin të mbyteshin, pasi peshkarexha iu fundos në det.

 

Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës, ku autoritetet janë njoftuar se një motopeshkarexhë po fundosej dhe tre peshkatarëve iu rrezikohej jeta.

 

Reklamë

“Punonjësit e Policisë Kufitare kanë marrë në mjetin lundrues të Policisë, kapitenin, shtetasin S. A., 54 vjeç dhe pjesëtarët e bordit, shtetasit K. K., 30 vjeç dhe M. E., 50 vjeç, të cilët u transportuan menjëherë në Spitalin Rajonal Durrës, për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftim.

 

Nga të dhënat paraprake dyshohet se motopeshkarexha është goditur nga një traget, i cili ka pezulluar lundrimin.

 

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë