E martë, 10 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Vendi

Fundoset anija me emigrantë në Egje

Të paktën 25 emigrantë janë mbytur nga fundosja e një anije në një tjetër tragjedi në detin Egje. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë rajonit Didim, kur mjeti lundrues është mbytur. Dyshohet se fundosja ka ndodhur për shkak të mbingarkesës. Rojet bregdetare turke kanë arritur të evakuojnë 15 persona, ndërsa kërkimet në det vijojnë. Anija me emigrantë, pjesa më e madhe e të cilëve siriane, ishte nisur drejt Greqisë, si portë hyrëse për të kaluar më pas në vendet e tjera të unionit.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë