Subscribe

Ujërat termale të “Sarandoporit” pak minuta larg nga qyteti i Leskovikut  janë populluar nga të rinj dhe turistë të ndryshëm këtë fundjavë. Një monument natyre dhe një nga zonat me potencial të madh turistik në krahinën e Kolonjës që dita ditës po kthehet në një vend të preferuar për turistë shqiptarë dhe jo vetëm. Këtë fundjavë një grup të rinjsh nga Korça dhe të ardhur nga qytete të tjera të vendit kanë zgjedhur të promovojnë bukuritë e natyrës.

 

Kristina Anxhara

“Kemi ardhur nga Tirana, një grup të rinjsh së bashku me disa të rinj nga Korça, me  synimin e promovimin të ujërave termalë në Sarandopor dhe në Benjë, por sot jemi të fokusuar në Sarandopor. Duam që këto ujëra termale të marrin vëmendjen e duhur. Turizmi termal është diçka që po e diskutonim dhe rrugës, që mund të zhvillohet në të katërta stinët e vitit.”

 

Për drejtorin e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura kjo është një destinacion me vlera turistike e kurative.

 

Iljon Thanas/ Drejtor i ADZM

” Këtu jemi në monumentin e natyrës, me burime termale që ndodhet në brigjet e Vjosës, janë dy burime të mëdha dhe 40 burime të vegjël me vlera kurative, peizazhin e bukur, mund të bëhet edhe plazh në brigjet e Vjosës dhe ka vlera shumë të veçanta. Pavarësisht infrastrukturës është goxha i vizitueshëm dhe i frekuentuar, kryesisht në zonën e verës.”

Por pavarësisht bukurive të natyrës ajo që le për të dëshiruar  është rruga e vështirë që të çon drejt ujërave termale të Leskovikut.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *