Vendin e pret një fundjavë e paqendrueshme veçanërisht prej mbrëmjes së të shtunës dhe gjatë së dielës.
Reshjet e dobëta dhe fillimisht lokale të ditës së shtunë në mbrëmje do të përfshijnë të gjithë vendin me intensitet të ulët dhe në pjesën veriperëndimore edhe shtrëngata me rrufe.
Në orët e vona të mbrëmjes dhe pas mesnatës në veri e veriperëndim reshjet do të fitojnë intensitet deri të lartë. E gjithë pjesa bregdetare ditën e diel do të përfshihet nga reshje rrebeshe e rrufe. Të dielën në mbrëmje intensiteti i reshjeve do të vijë në rënie.
Era përgjithësisht gjatë situatës së përkeqesuar do të fryjë nga kuadrati i jugut e vrullshme në brigjet detare. Valëzimi në dete i forcës 4-5 ballë./ Sherbimi Meteorologjik

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *