Subscribe

Një dramë klasike, një tjetër moderne, satirike, apo edhe në një vepër të teatrit absurd. Kjo fundjavë i flet të gjitha gjuhët skenike. Subjektet, trajtimet regjisoriale, koha në të cilën zhvillohen ngjarjet, janë kaq ndryshe, e padiskutim kjo mund të jetë fundjava që çdokush mund ta gjejë diku veten.

 

“Carmen”, është e para vepër që nge siparin e shfaqjeve të fundjavës. Nis këtë të premte në 19.00, por do të vijojë edhe për tre netë të tjera në Pallatin e Kongreseve. Nuk e keni parë asnjëherë këtë produksion të interpretuar nga zërat më të mirë të operas së Beogradit, ndaj edhe ftesa për ta shijuar “Carmen” të drejtuar nga Dejan Saviç, është një arsye e mirë për ata që e duan klasiken.

 

Dejan Savic: “Carmen” ka frymëzuar për shumë kohë muzikantët, balerinët, regjisorët. Është një subjekt që nuk vdes asnjëherë mendoj. Ndërsa, bisedonim me Zana Çelën për bashkëpunimin mes teatrit të Tiranës dhe Beogradit, menduam se alternimi i kasteve mes artistëve të dy teatrove, në veprën “Carmen” është më i miri që mund të realizonim së pari. Shumë projekte të tjera na presin”.

 

Në skenën teatrale, drama e shkrimtarit rus Erdman, vijon rrugëtimin e Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrit. E premtja, në ora 21.00 ngjit në skenën e madhe të ArTurbina dramën “Vetëvrasësi”, historinë absurde të një njeriu, që gjithë jetën është trajtuar si i parëndësishëm e në vdekjen e tij nderohet si një artist i madh.

 

E premtja mirëpret në sallën e Akademisë se Arteve edhe trupën teatrale të Prizrenit që prezantohet për publikun shqiptar me një vepër të Kushtrim Bekteshit,. “Ata që ikin” është një tjetër rrëfim ku personazhet i zgjidhin problemet vetëm duke ikur.

 

Edhe e shtuna josh publikun me “Gomarin e Babatasit”, një vepër të At Gjergj Fishtës, që e rijetëzon në Universitetin e Arteve, trupa e teatrit “Migjeni”. Satira e Fishtës do ti lëre radhën një tjetër drame në Arturbina, në ora 21.00. “Babai”, e francezit Zeller, ishte shfaqja më e mirë e vitit 2018, në teatrin e Elbasanit, që rrugëton këtë të shtunë edhe në kryeqytet për publikun. Reshat Arbana është babai që në prag të vdekjes e duan të gjithë, por për t’i rrëmbyer diçka nga pasuria.

 

E diela i lë vendin historisë, në skenën më të re teatrale. “Vdekja e Dantonit”, është alternativa e fundit që ofron Teatrin i Shkupit në Festivalin që bëri bashkë 14 trupa artistike në Tiranë pas 21 vitesh.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *