Subscribe

Kryeqyteti ka shumë për të ofruar këtë fundjavë. Për të gjitha moshat, për çdo publik. Larg nga klasikja, por shumë afër me shumë të vërteta historike.

 

Ekspozita e çelur më 16 janar në pallatin e Kongreseve për figurën dhe epokën e Skënderbeut duket se është kryefjala, jo vetëm për nga veprat, objektet e dokumentet që përcjell, por edhe për mënyrën e ekspozimit të tyre.

 

Me të njëjtën temë, nën titullin “Moti i madh” ekspozon edhe Muzeu Historik Kombëtar, por shumë më varfër se Pallati i Kongreseve, ku janë mbledhur materialet më me vlerë nga fondet e institucioneve në mbarë vendin.

 

Por, ndryshe nga sa ekspozitat, skenat teatrale nuk flasin me gjuhën e historisë. Alternativat e teatrit eksperimental janë orientuar drejt komedisë dhe veprave që më intime. Komedia “Boing Boing” dhe shfaqja “Shërbëtoret”, janë dy vepra franceze që vijnë në teatrin eksperimental për një publik më të madh se 16 vjeç.

 

Teatri kombëtar, ka një dramë shqipe. “Vdiq mbreti, rroftë mbreti”, nuk na rrëfen aspak historinë e një udhëheqësi si Gjergj Kastriot Skënderbeut, por një përpjekje si ajo e Sizifit që shqiptarët e përjetojnë çdo ditë.

 

Edhe për të vegjlit alternativat janë të shumta. Dy premiera të reja në skenën eksperimentale, sjellin për publikun e vogël një zhanër që tejkalon teatrin dhe kthehet në një musical.

 

“Don Kishoti” me kukulla është alternativa tjetër për të vegjlit në Teatrin e Metropolit, ndërsa edhe çadra e cirkut premton surpriza në premierën “Nga sytë e klounit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *