Pas shumë ditësh me temperatura të larta dhe “përvëluese” fundjava që presim përpara rezervon mot relativisht të paqëndrueshëm, me kthjellime, vranësira, reshje shiu si dhe erë intensive.
Në këtë mënyrë për ditën e Shtunë moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Në relievet malore mot kryesisht i vranët si dhe intervale të shkurtra me diell.
Përgjatë ultësirës perëndimore vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokale. Ndryshe, në relievet malore reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Lokalisht dhe në periudha jo afatgjata reshjet në këto zona në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe rrufe.
Era do të fryjë relativisht intensive me drejtim verilindje – veriperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-8m/sek. Përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtesi dhe behet e fortë dhe tepër intensive dhe shpejtësi që arrinë deri në 15-20m/sek.
Për ditën e Diel moti parashikohet kryesisht i kthjellët por gjatë orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë do të ketë edhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura dhe kryesisht relievet kodrinore – malore.
Ashtu si ditën e Shtunë edhe për ditën e Diel era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-5m/sek. Përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtesi dhe behet intensive dhe shpejtësi që arrinë deri në 10-16m/sek./ Sherbimi Meteorologjik Ushtarak

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *