E mërkurë, 16 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Fundjava sjell reshje, çfarë ndodh sot me temperaturat

Ilustrim · Vizion Plus

Të shtunën vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Paraditja do të jetë kryesisht me mot të kthjellët dhe me vranësira të lehta kalimtare, ndërsa nga mesdita deri në pasdite parashikohet shtim gradual i vranësirave mesatare deri të dendura, të alternuara me periudha të shkurtra me diell.

Reshjet e shiut do të jenë të dobëta dhe me karakter të herëpashershëm në pjesën më të madhe të territorit. Në zonat malore të veriut mund të shfaqen shtrëngata të shoqëruara me vetëtima dhe bubullima. Pasdite vonë moti do të përmirësohet, duke sjellë kthjellime në të gjithë vendin.

Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi dhe jugperëndimi, me shpejtësi deri në 8 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare do të arrijë deri në 15 m/s. Në det, valëzimi do të jetë mesatar, me forcë 2–3 ballë.

Temperaturat do të variojnë nga 12°C minimalja deri në 31°C maksimalja.

/vizionplus.tv

Ana Miha
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh